Balaj: Dua të luaj sa më shumë, golat do vinë!
Autori i golit të parë të Shqipërisë ndaj Kosovës, Bekim Balaj e analizoi kështu suksesin e kuqezinjve me shifrat 2-1 në vëllazëroren ndaj Kosovës.
“Gjithmonë e rëndësishme kur bënë lojë, e vlerësuam në maksimum dhe hymë me impenjimin e duhur, bëmë paraqitje të mirë, arritëm ta fitojmë ndeshjen me një paraqitje të mirë. Ekipi kombëtar ka gjithmonë prurje e afrime dhe kushdo që vjen duhet ta vlerësojë atë mundësi, të japë më mirën kur vesh fanellën, çdokush duhet ta shfrytëzojë rastin se është privilegj i madh.
Synimet
“Mundësitë janë mëse reale, kemi luajtur me ata dhe i njohim, do të hyjmë me vlerësimin maksimal dhe përqendrim maksimal, nuk pritet gjë tjetër veç fitores. Si sulmues që kur kalojnë ndeshjet pa shënuar ndihet mungesa e golit, e rëndësishme është që të jem pjesë e ekipit të luaj sa më shumë dhe kur aktivizohesh golat vijnë.”
Mungesa
Balaj ka që nga dhjetori që nuk luan, ndërsa thotë se i ka munguar fusha: “Të them të drejtën, duke i ndjekur ndeshjet nga TV është ndryshe nga ku i sheh në fushë, në Kazakistan ndoshta jo e luajtur në rimtin e duhur, me Lituaninë kishim ritmin e duhur dhe është mëkat që nuk e fituam atë ndeshje, – tha Bekim Balaj pas ndeshjes me Kosovën.























