Spanjolli i Milanit rikthehet në Spanjë?
BKT
Sport

Spanjolli i Milanit rikthehet në Spanjë?

Samu Castillejo mund të jetë një nga largimet e Milanit në fundin e sezonit.

Spanjolli i krahut të majtë të sulmit, ka humbur postin e titullarit te kuqezinjtë.

Vetëm 215 minuta aktivizim numëron 25-vjeçari iberik në Europa League dhe më pak në kampionat, vetëm 117 minuta të ndara në katër ndeshje të luajtura.

Trajneri Pioli po aktivizon belgun Saelemaekers dhe ky i fundit po rritet e po zhvillon ndeshje pozitive. Interesimi për Castillejo nuk mungon dhe fundi i sezonit pritet ta rikthejë në La Liga.

Mundo Deportivo raporton se lojtari ofensiv është një nga objektivat e Sevilla.

Drejtori sportiv i nënkampionëve të Evropës, Monchi do të tentojë blerjen e tij, teksa Castillejo pëlqehet edhe nga Atletico Madrid.