Messi i revoltuar me gjyqtarin pas barazimit: Na vodhët dy herë
Argjentina dhe Paraguai kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës.
Lionel Messi mbeti i frustruar me gjyqtarin, i cili pasi shikoi VAR-in, i anuloi një gol yllit të Barcelonës.
Messi fillimisht mbeti i tronditur kur në pjesën e parë iu dha një penallti Paraguait, ndërsa pak minuta më parë, një penallti e ngjashme iu mohua Argjentinës.
Argjentina barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 41’ përmes Nicolas Gonzales.
Messi i dha epërsinë e parë në minutën e 57’, por, gjyqtari pasi shikoi VAR, anuloi golin, pasi gjeti një ndërhyrje të palejuar të shkaktuar 27 sekonda më parë, kur topi ishte akoma në pjesën e fushës së Argjentinës.
”Ju na vodhët dy herë”, raportohet t’i ketë thënë Messi gjyqtarit pas ndeshjes, duke qenë i nervozuar në vendimet e tij.























