Kjo është deklarata e Rafet Prekazit pas humbjes nga Shqipëria
Shqipëria ka mposhtur Kosovën në takimin e U21 kualifikues për Euro 2021 të luajtur sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.
Dardanët krijuan disa raste, por fati nuk ishte me ta. Enia Cokaj shënoi me kokë golin e vetëm në minutën 25.
Në pjesën e dytë, Kosova qëlloi traversën me Valdrin Mustafën, ndërsa u veçua Almir Kryeziu, i cili bëri dallimin me inkuadrimin në pjesën e dytë.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri, Rafet Prekazi, i cili tha se pjesa e parë e Kosovës nuk ishte e mirë por 45 minutëshi i dytë ishte fantastik, por që i mungoi goli.
“Në pjesën e parë nuk kishin vetëbesim. Taktikisht nuk ishim në nivelin e duhur. Lojtarët janë të ri. Futa lojtarë që ta shpejtojë ndeshjen. Djemtë në pjesën e dytë ishin në nivel”, tha Prekazi për RTK
“Almir Kryeziu i Arbërisë i kishte dy-tri aksione të mira, por pa përvoja e bëri të veten. Ai pati probleme edhe me frymarrje për shkak të mos përgatitjes. As Blendi Baftiu nuk është në nivel pasi që nuk ka luajtur në çdo ndeshje me Ballkanin”, shtoi ai.























