Shtrihet në spital edhe djali i Maradonës
BKT
Sport

Shtrihet në spital edhe djali i Maradonës

Djali i Diego Armando Maradonas, Diego Armando Junior, është në një spital të Napolit pasi pësoi komplikime nga Covid-19.

34-vjeçari, i cili kishte një karrierë të shkurtër si futbollist, kishte qenë duke luftuar me simptomat e Coronavirusit, mbi të gjitha nga një temperaturë e lartë dhe kollë.

Ai doli pozitiv më 5 nëntor dhe bëri një postim në rrjetet sociale për të shpjeguar gjendjen e tij aktuale.

Situata u përkeqësua dhe Maradona Junior u shtrua në spitalin Cotugno në Napoli.

Është raportuar se ai nuk është në kujdes intensiv dhe është vetëm si një masë paraprake për ta ndihmuar atë të merret me simptomat.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Diego Armando Maradona u lëshua nga spitali në Buenos Aires pas operacionit për të hequr një gjakderdhje në tru.