18:31 / 15.11.2020
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Kazakistanit, shënon Cikalleshi
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” kundër Kazakistanit ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve.
Në minutën e 16-të pas një krosimi të Memushajt, Sokol Cikalleshi në zonë zhytet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetën e kazakëve, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.























