Kuqezinjtë ‘rrahin’ Kazakistanin, bëjnë hapin e madh drejt kreut
BKT
Sport

Kuqezinjtë ‘rrahin’ Kazakistanin, bëjnë hapin e madh drejt kreut

Kombëtarja shqiptare ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në kuadër të Grupit D në Ligën e Kombeve, duke mundur Kazakistanin, me rezultat 3-1, raporton RTKLive.com.

Kuqezinjtë dhe Kazakistani luajtën në “Air Albania”, në një ndeshje të dominuar nga skuadra shqiptare.

Një pjesë e parë u zhvillua lojë ofanzive nga të dy ekipet, ku edhe u realizuan tre gola.

Sokol Cikalleshi (16′) dhe Ardian Ismajli (23′), shënuan nga një gol në fraksionin e parë të lojës, derisa Aymbetov (24′) ngushtoi diferencën me një gol nga mesi i fushës që i shtangu të gjithë.

Në pjesën e dytë, skuadra shqiptare vazhdoj me iniciativën në terren, derisa golin e tretë për kuqezinjtë e realizoi Rej Manaj (62’) nga penalltia pasi më parë brenda zonës së rrezikshme u ndal në mënyrë të palesuar Amir Abrashi.

Shqipëria më këtë fitore bën hapin e madh në garën për kreun e tabelës në Grupin D, pasi tani ka 8 pikë, dy me pak se Bjellorusia më këtë të fundit që do të ndeshet pas tri ditësh në Tiranë. /RTKLive/