21:35 / 15.11.2020
Sllovenia-Kosova, s’ka gola në pjesën e parë
Pjesa e parë mes Sllovenisë dhe Kosovës, është mbyllur pa gola, raporton RTKLive.com.
Sllovenët dhe “Dardanët” po luajnë në Lubjanë, në sfidën e parafundit të Grupit C në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë ka dhënë lojë mesatare, me iniciative të lehtë të skuadrës nikoqire, derisa skuadra jonë provojë të rrezikojë portën slloven përmes Edon Zhegrovës, por që kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.
Pas pak nis pjesa e dytë. /RTKLive/























