23:10 / 15.11.2020
A ishte penalltia vendim i drejtë? Tregon Rrahmani
Amir Rrahmani beson se penalltia në minutat e fundit kundër Sllovenisë ishte vendim i padrejtë i gjyqtarit.
Këto komente ai ka bërë pas ndeshjes, ku Kosova u mposht me rezultat 2:1.
“Është një vendim që shkatërron ekipin tjetër, pasi ishte minuta e 94-të. Dora ishte e ngjitur dhe nuk e di pse u akordua penallti”.
“Besoj se ka qenë një nga ndeshjet me taktike që kemi luajtur në Nations League. Nëse vazhdojmë kështu besoj se jemi në rrugën e duhur për ta fituar ndeshjet e fundit”, tha mbrojtësit i Napolit.























