Fabregas: Më këtë lojtar, Chelsea mund ta fitojë titullin në Premierligë
BKT
Sport

Fabregas: Më këtë lojtar, Chelsea mund ta fitojë titullin në Premierligë

Hakim Ziyech është një lojtar krahu i cili i bën gjërat të ndodhin dhe me kontributin që mund të jap ai, të bën të besosh se Chelsea do të jetë në mesin e pretendentëve kryesor për titullin kampion të Premierligës, përcjell KosovaPress.

Kështu mendon spanjolli Cesc Fabregas i cili po ashtu thekson se dyshja Hakim Ziyech dhe Timo Werner do ta shtyjnë Chelsean drejt titujve ne Evropë.

“Ziyech është një lojtar fantastik me një vizion që një top skuadër si Chelsea ka shumë nevojë. Ju mund të keni parë se si sezonin e kaluar dhe mbase edhe në fillim të këtij edicioni, Chelseat i ka munguar një lojtar me vizion, ndërsa me ardhjen e Ziyech nuk po mungon ai pasimi i fundit.”, tha Fabregas.

“Nuk është vetëm se ai e gjen momentin e duhur, por edhe e krijon atë në kohën e duhur. Ai bën gjëra të cilat mbrojtësit kundërshtar nuk i presin dhe më një sulmues si Timo Werner finalizimi bëhet shumë më i lehtë. Mendoj se kjo do të jetë fuqia e Chelseat në këtë edicion.”, tha në fund Cesc Fabregas.