17:08 / 16.11.2020
Moratti: Futbolli i Milanos po rilind
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se futbolli i Milanos po rilind.
Në një prononcim të gjatë ai foli për shumë tema aktuale të futbollit.
“Mendoj se ka një rilindje të futbollit në Milano. Milani po rritet sepse ia kanë besuar ekipin një stafi drejtues kompetent. Tek Inter është një familje që më bën të shpresoj. Është një fillim i mirë për një të ardhme të bukur, edhe nëse e ardhmja ngatërrohet nga pandemia. Skuadra është ndërtuar mbi një bazë të fortë", ka thënë Moratti.























