17:20 / 16.11.2020
3 futbollistë dalin me koronavirus. rrezikohet ndeshja Zvicër-Ukrainë
Ndeshja e nesërme e Ligës së Kombeve Zvicër-Ukrainë mund të mos luhet pasi 3 lojtarë të kombëtares ukrainase kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Lajmi u dha nga Federata e Futbollit të Ukrainës, ku konfirmuan se lojtarët Eduard Sobol, Jevhen Makarenko dhe Dmitro Riznik kanë marrë përgjigje nga tamponët e fundit se kanë koronavirus.
Nga ana tjetër, lojtarët janë izoluar në dhomat e një hoteli në Bernë. Ndërkohë, Federata Ukrainase po pret vendimin e autoriteteve shtetërore të Zvicrës nëse takimi do të luhet apo jo, transmeton Panorama.
Mund të pësëritet i njëjti precedent si me takimin Rumani-Norvegji, i cili u shty pasi dolën disa lojtarë me koronavirus te përfaqësuesja norvegjeze.























