10:57 / 18.11.2020
Janë gjobitur 182 shoferë vetëm nga Çairi
Shkup - Në territorin e Çairit vetëm dje janë shqiptuar gjithsej 182 gjoba, prej të cilave 29 janë për vozitje pa patent shofer, informon Zhurnal.
Për vetura të paregjistruara janë sanksionuar 17 shoferë, ndërsa shtatë sanksione janë shqiptuar për mos mbajtje të maskës.
Sanksionet janë në korniza të kontrolleve të përforcuara të policisë në fushën e komunikacionit, ndërsa nga MPB njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.
“Apelojmë qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit me qëllim që të rritet siguria në komunikacion”, thuhet në njoftimin e MPB-së.























