Këto janë humbjet më të turpshme në histori të kombëtareve
BKT
Sport

Këto janë humbjet më të turpshme në histori të kombëtareve

Mbrëmë, në kuadër të Ligës së Kombeve, është zhvilluar ndeshja Spanjë-Gjermani, ku rezultati përfundimtar ishte 6:0 në të mirë të spanjollëve.

Me golat nga Morata x1, Torres x3, Rodri x1 dhe Oyarzabal x1, Spanja kaloi tutje, kështu duke ia regjistruar Gjermanisë humbjen më të thellë në 89 vitet e fundit.

Tani, si duket e ardhmja e teknikut të Gjermanisë Joachim Low është në rrezik, dhe shumë pyetje janë duke u bërë rreth humbjes mbrëmë së bashku me seleksionim të lojtarëve.

Kjo humbje mund të na i rikujtojë disa nga humbjet më të thella në botën e futbollit sa i përket kombëtareve, ku në Top 10 gjendet kombëtarja e Gjermanisë me disa fitore të saj të thella ndër vite.

Më poshtë është e bashkangjitur lista e Top 10 rezultateve më të turpshme në kuadër të futbollit me kombëtare.

Brazil – Gjermani 1:7 (Kupa e Botës 2014)

Australia – Samoa Amerikane 31:0 (Kualifikimet për Kupën e Botës 2002)

Spanjë – Holandë 1:5 (Kupa e Botës 2014)

USA (femrat) – Tajlandë (femrat) 13:0 (Kupa e Botës për femra 2019)

Brazil – Nikaragua 14:0 (Pan Am Games 1975)

Gjermani – San Marino 13:0 (Kualifikimet për Evropian 2006)

Spanjë – Austri 9:0 (Kualifikimet për Evropian 1999)

Gjermani – Arabia Saudite 8:0 (Kupa e Botës 2002)

Portugali – Koreja e Veriut 7:0 (Kupa e Botës 2010)

Jugosllavia – Ishujt Faroe 7:0 (Evropiani 1992)