17:22 / 19.11.2020
Bastoni në bisedime për një kontratë afatgjate me Interin
Inter janë në bisedime të vazhdueshme me Alessandro Bastoni për të nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare, raporton “Tuttomercatoweb”.
21-vjeçari ka zhvilluar disa ndeshje të mrekullueshme kur është thirrur nga trajneri i tij Antonio Conte, dhe tanimë është bërë pjesë e formacionit të parë në qendër të mbrojtjes përkrah De Vrij e Skriniar.
Spekulohet se “Nerazzurët” dëshirojnë që Bastoni të nënshkruajë për pesë vjetët e ardhshëm, me fillim 2021.























