Bosnja raporton 64 të vdekur dhe 1,180 raste të reja me coronavirus
BKT
Rajoni dhe Bota

Bosnja raporton 64 të vdekur dhe 1,180 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), 1,180 persona dolën pozitivë për coronavirus.

Gjithashtu 64 persona kanë ndërruar jetë, nga të cilët 36 në Federatën e BH-së, 27 në Republikën Serbe dhe një në Rrethin Brcko.

Në Federatën e BH-së, u testuan 2,537 mostra, nga të cilat 713 ishin pozitive. Rastet e reja janë regjistruar në të gjitha kantonet në Federatën e BH-së, raporton klix.ba.

Në Republikën Serbe, në 24 orët e fundit, virusi u konfirmua te 384 persona të tjerë, nga 997 mostra laboratorike të testuara.

Shumica e rasteve të reja janë përsëri nga Banja Luka, 98 prej tyre, dhe raste të reja janë regjistruar në 39 qytete dhe komuna të tjera në Republikën Serbe. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota