Presidenti i Atletikos: Morata ende futbollisti i ynë, Juventus të paguajë
Alvaro Morata ka pasur një formë të shkëlqyer në këtë fillim të sezonit. Rikthimi te Juventus duket se ka qenë zgjedhja e duhur për sulmuesin, i cili së fundmi u bë protagonist edhe me Spanjën.
Por, për arritjet e tij janë të lumtur edhe te Atletiko Madrid, klub që zotëron kartonin e tij, transmeton "VipSport".
Së fundmi, presidenti i Los Colchoneros, Enriko Cerezo ia ka bërë të qartë Juventusit se nëse e duan sulmuesin, atëherq duhet të paguajnë për të.
“E meriton gjithçka çfarë po bën, lufton shumë për të shënuar dhe kjo është e dukshme. Duket se me të vërtetë ka gjetur rrugën e duhur. Por, është ende një futbollist i Atletiko Madrid në huazim për dy vite te Juventus që ka një opsion për ta blerë përfundimisht. Nëse e duan, atëherë duhet të paguajnë”, u shpreh Cerezo.























