Ja data kur dhe ku do zhvillohet Superkupa e Italisë
BKT
Sport

Ja data kur dhe ku do zhvillohet Superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë mes Napolit dhe Juventusit do zhvillohet me 20 janar 2021 në "Mapei Stadium", stadium ku luan skuadra e Sassuolo.

Është hera e katër që Napoli është pjesëmarrëse në Superkupën e Italisë dhe deri me tani ka fituar dy herë në 3 paraqitje, transmeton Albeu.

Ndërsa, Juventus e ka fituar tetë herë dhe humbur shtatë herë në 15 paraqitje. /albeu.com/