10:06 / 21.11.2020
Muriqi mund të luajë sot ndaj Crotones
Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka publikuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Crotones, ku sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është aty.
Sonte me fillim nga ora 15:00, do të zhvillohet takimi, duel ky në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Gjasat janë që Muriqi sot të jetë startues dhe të krijojë një partneritet të mirë me Immobilen. 























