10:10 / 21.11.2020
Sot tri ndeshje të Superligës së Kosovës
Feronikeli e pret Arbërinë, Drita i shkon Besës e Gjilani nikoqir i Drenicës.
Sot me fillim nga ora 13:00 do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sa i takon tabelës, Ballkani aktualisht numëron 26 pikë i ndjekur nga Drita që ka 23 e Gjilani me 20 sosh.























