FC Feronikeli kompleton transferimin e Simonovskit
BKT
Sport

FC Feronikeli kompleton transferimin e Simonovskit

Marko Simonovski është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, ka konfirmuar FC Feronikeli. 

Klubi nga Drenasi ka kompletuar transferimin e futbollistit më të ri, sulmuesit nga Maqedonia.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin e Simonovskit dhe ai është në dispozicon të trajnerit për sfdën që fillon prej orës 13:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Marko Simonovski është futbollist i lindur në Shkup, më 02 janar 1992, i gjatë 1.85cm dhe luan në pozitën e sulmuesit të qendrës.

Më parë, Simonovski ishte pjesë e skuadrave: Voluntari dhe Sepsi nga Romania, Lahiti, Shakhter, etj.

Ai, te FC Feronikeli është transferuar si futbollist i lirë, pas përfundimit të sezonit me Voluntarin.