Edhe Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Evropian

Edhe Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Evropian

Xhudistja Loriana Kuka ka arritur një sukses tjetër për xhudon kosovare në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Pragë.

Pasi një ditë më parë me medaljen e bronztë në këtë Evropian është stolisur Distria Krasniqi, edhe Loriana Kuka ka arritur të njëjtin sukses, por në kategorinë deri 78 kilogramë.

Në garë për të bronztën ajo e mposhti xhudisten italiane, Giorgia Stangherlin.

Kjo është medalja e dytë e Kosovës në këtë garë.