15:28 / 22.11.2020
31 persona të vdekur, 4 mijë e 995 raste të reja me COVID-19 në Serbi
Gjendje mjaftë alarmante me COVID-19 po vazhdon të jetë edhe në Serbi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 mijë e 995 raste të reja me koronavirus.
Si pasojë e infektimit me këtë virus humbën jetën 31 persona, numri më i madh i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, transmeton lajmi.net.
Ndryshe gjatë kësaj kohe u realizuan 13 mijë e 429 testime për COVID-19.























