15:30 / 22.11.2020
Ballkani fiton ndaj Llapit, ruan kreun
Katër herë e ka nxjerrur topin nga rrjeta të dielën portieri i Llapit.
Ballkani e ka mposhtur 4-2 klubin nga Podujeva në takimin e xhiros së trembëdhjetë.
Gripshi dy herë dhe Krasniqi e Daku nga njëherë kanë shënuar për suharekasit, derisa për Llapin kanë realizuar Prenci e Januzi.
Ballkani vazhdon kryesimin e tabelës.























