Reja komenton Serinë A: Juve mbetet favorite, Conte ankohet

Reja komenton Serinë A: Juve mbetet favorite, Conte ankohet

Tekniku i kombëtares shqiptare Edi Reja komentoi situatën në Serinë A, duke e konsideruar Juventusin si favorit të dukshëm për titullin.

Mandej Reja ka marrë në analizë teknikët kryesor të Serisë A, duke vlerësuar Andrea Pirlon, me gjithë ulje-ngritjet e tij.

“Pirlo po punon, ka patur ulje e ngritje dhe është nisur me luhatje, por ka cilësi të rëndësishme në dispozicion dhe në dhjetor ka kalendarin më të lehtë. Edhe Interi ka ulje e ngritje dhe Konte është ankuar për mungesën e mentalitetit të duhur. Edhe Gatusso ishte kritik ndaj vetvetes, Napolit i pëlqen shumë vetja, do të duhej një egërsi e shëndoshë si kërkon trajneri i tij. Me afrimin sidomos të Ibrahimoviç në janar, Pioli ka krijuar një grup të fortë dhe që njeh vlerat e tij. Ibra, në krahasim me të kaluarën, është bërë lojtar për ekipin dhe Milani ka treguar futbollin e bukur. Kuqezinjtë kanë një agresivitet të pabesueshëm në çdo top për të kultivuar disa ambicie të veçanta. Nëse në janar do të shtojnë diçka, Milani do ta bëjë me siguri, është një skuadër shumë konkurruese për të arritur objektivin Champions dhe të shkojë edhe më tej”, ishte analiza e Rejas.