Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni

Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni

Gjithsej 20.711 raste aktive me COVID-19 janë të evidentuar në Maqedoninë e Veriut, prej të cilëve 1.290 janë të shtrirë në spitale.

Edhe përkundër rritjes së numrit të rasteve të reja dhe pacientëve që hospitalizohen, autoritetet shëndetësore thonë se ka shtretër të lirë. Ndërsa nga e hëna edhe disa spitale private do të lëshohen në përdorim për pacientët me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 56.164, prej të cilëve 33.892 janë shëruar, ndërsa 1.561 kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet, dhe nëse ka nevojë kapacitetet për pacientët e infektuar do të zgjerohen.

Me qendrat për pacientët me coronavirus menaxhon Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht shteti, të cilët vendosin cilët nga pacientët do të trajtohen atje dhe çfarë terapie do të marrin.


MË SHUME NGA Rajoni