Gjobiten 597 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në Maqedoni

Gjobiten 597 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse në Maqedoni

Nga Ministria e Brendshme informojnë se dje janë gjobitur 597 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

“Gjatë ditës së djeshme (24/25.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me mosmbajtjen e maskës mbrojtëse, janë regjistruar 597 shkelje”, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetar[ve që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për ballafaqim me coronavirusin.