Mali i Zi rikthen izolimin me orar

Mali i Zi rikthen izolimin me orar

Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, edhe Mali i Zi ka shtuar masat anti-covid.

Një prej këtyre masave është edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi, njofton A2news. 

Shqiptarët mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.


MË SHUME NGA Rajoni