Mali i Zi raporton nëntë të vdekur dhe 620 të infektuar me coronavirus

Mali i Zi raporton nëntë të vdekur dhe 620 të infektuar me coronavirus

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, laboratorë të tjerë publik dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të coronavirusit kanë nxjerr rezultatet e reja në Mal të Zi.

Pas analizës së mostrave të 1,923 pacientëve është konstastuar se 620 janë infektuar me COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se nëntë persona të tjerë kanë ndërruar jetë, raporton rtcg.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me virus është 32,808.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 450 dhe që nga fillimi i vitit 459.