Sllovenia shënon 46 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Sllovenia shënon 46 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Slloveni kanë njoftuar se në 24 orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 46 pacientë si pasojë e COVID-19.

Për këtë, Qeveria sot gjatë ditës pritet të vendos për vazhdimin e masave kufizuese.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.767 raste të reja pozitive nga 7.391 mostra të kryera, ka njoftuar zëdhënësi i Qeverisë së Sllovenisë, Jelko Kacin përmes një postimi në Twitter.

Prej fillimit të pandemisë, në Slloveni janë shënuar 71.073 raste pozitive me COVID-19, derisa 1245 pacientë kanë vdekur.

Raste aktive në këtë vend janë 20.174.