Xhaferi: Është siguruar shumica për ndryshimin e Rregullores

Xhaferi: Është siguruar shumica për ndryshimin e Rregullores

Nëse aktivizohet puna online në Kuvend, ajo do të zgjasë për sa kohë që zgjat pandemia, tha në konferencën e sotme për shtyp Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Xhaferi theksoi se ai ka shumicën e nevojshme për të votuar mbi nevojën për ndryshime në Rregulloren e Procedurës.

“Ndryshimet e propozuara për punën online u referohen deputetëve që nuk do të mund të vijnë në punë për shkak të coronavirusit. Ata do të duhet të informojnë kryetarin dhe të paraqesin dokument nga autoritetet shëndetësore i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë deputetët”, tha Xhaferi.

Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM dhe kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Kuvend beson se sot nuk është koha për të mbajtur seancë, por është koha për të protestuar./Telegrafi