Zaev: Shtetësia jonë bazohet në veprat e antifashizmit

Zaev: Shtetësia jonë bazohet në veprat e antifashizmit

Në lidhje me: Në Bullgari dhe Maqedoni ka rajone që përdorin dialekt të njëjtë gjuhësor, thotë Zaev

“Unë kam detyrim ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajojnë lëvizjen drejt zgjidhjes së çështjeve që janë hapur nga Republikën e Bullgarisë dhe që janë bërë pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian. Të dy popujt, maqedonasit dhe bullgarë, duhet të përballen me çështjet e historisë dhe të zhvillojnë kapacitet për mirëkuptim dhe falje. Popujt e Evropës kanë rënë dakord të mos harrojnë, por të falnin njëri-tjetrin. Për te ardhmen. Për shkak të së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian që është një shembull se si në emër të së ardhmes, ndryshimet më të thella dhe konfliktet historike u lanë në të kaluarën”, tha Zaev.

Zaev theksoi se shtetësia e vendit bazohet në veprat e antifashizmit, por që sot nuk duhet që fashizmit t`i jepet ngjyrim nacional.