20:36 / 27.11.2020
Coutinho sërish në shitje, ky është çmimi i tij
Edhe pse me teknikun holandez Ronald Koeman është një futbollist në qendër të projektit dhe po luan rregullisht, Barcelona mund të shesë Philippe Coutinhon në afatin kalimtar të janarit.
Drejtuesit e Barçës do të synojnë të përfitojnë një shifër të konsiderueshme nga shitja e 28-vjeçarit për të cilin kanë shpenzuar 145 milionë euro për ta blerë nga Liverpool.
Barcelona kërkon të arkëtojë 70 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa për shërbimet e brazilianit interesohet Juventus dhe disa klube në Premier League.























