Nuk ndalet së shënuari gola, shikoni sa vlen Haaland tani
BKT
Sport

Nuk ndalet së shënuari gola, shikoni sa vlen Haaland tani

Erling Haaland nuk pritet ta ndalë hapin e tij për të shënuar sa më shumë gola në këtë sezon.

Që nga janari i kaluar kur erdhi te Borussia e Dortmundit, norvegjezi ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 31 ndeshje zyrtare. Para se të ndodhte kjo, vlera e tij në treg ishte 80 milionë euro.

Por, sipas “Transfermarkt”, paraqitjet e mira dhe golat e shumtë në këtë fillimsezoni kanë bërë që kjo shumë të rritet me 20 milionë dhe tani numri 9 i Dortmundit vlen 100 milionë euro. Një shifër e lartë kjo, por e justifikuar nga norvegjezi i cili është një garanci goli për skuadrën e tij.

Ndërkohë, rritje kanë pasur edhe lojtarë të tjerë të Bundesligës. Bëhet fjalë për Serge Gnabrin, i cili luan për Bayernin.

Sulmuesi tani vlerësohet plot 90 milionë euro nga 30 që ishte në vitin e kaluar. Josufa Moukoko, talenti 16- vjeçar i Borussias, ka pasur gjithashtu një rritje. Djaloshi vlen 10 milionë euro, edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje me verdhezinjtë, atë ndaj Hertha së Berlinit, ku u aktivizua si zëvendësues i Erling Haalandit, i cili shënoi katër gola.