​Messi apo Ronaldo–Aguero apo Icardi? Kur Maradona lëshonte komentet epike

​Messi apo Ronaldo–Aguero apo Icardi? Kur Maradona lëshonte komentet epike

Diego Armando Maradona u nda nga kjo jetë të Mërkurën në moshën 60 vjeçare dhe ishte një arrest kardiak që mbylli sytë e një legjende të futbollit botëror.

Që nga periudha kur luante futboll aktiv e deri në momentet e fundit të jetës së tij, Maradona merrte vëmendjen e të gjithëve me veprimet, lëvizjet dhe deklaratat e tij, përcjell KosovaPress.

Në mesin e shumë deklaratave interesante të tij, Maradona tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe kur u pyet në lidhje se cili ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi është më i miri.

Në përgjigjen e tij, legjenda e futbollit argjentinas pati deklaruar:

“ Këta të dy janë më superiorë se të tjerët. Messi nuk është më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe anasjelltas. Cristiano është një kafshë, uroj të ishte Argjentinas. ”

"Leo Messi është një person me të vërtetë i mirë, por nuk ka asnjë personalitet", tha Maradona.

"Atij i mungon karakteri për të qenë një udhëheqës."

Për zgjedhjen midis Agueros dhe Icardit për ekipin kombëtar, Maradona kishte mbështetur hapur sulmuesin e Manchester Cityt edhe pse ky i fundit ishte divorcuar paraprakisht nga vajza e tij.

"Të heqësh Agueron nga ekipi kombëtar dhe të sjellësh Icardin ishte çmenduri. Aguero ju jep më shumë shpejtësi; ai është më elektrik. Kjo është arsyeja pse më dhemb sikur të më japin një shuplakë kur e ftojnë Mauro Icardin.”, kishte deklaruar Maradona.