​Lëndohet rëndë Eden Hazard

​Lëndohet rëndë Eden Hazard

Real Madridi ka shkuar në pushim mes dy pjesëve duke pësuar disfatë me rezultat minimal 0-1 kundër Alavesit.

Mysafirët kaluan në epërsi pas vetëm pesë minutave ojë me golin e Perez të realizuar nga penalltia.

Por, minuta e pestë nuk ishte momenti më i keq për Real Madridin. Më e keqja erdhi pas 28 minutave lojë kur Eden Hazard u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një tjetër lëndimi të cilin e pësoi pas një përplasjeje më njërin prej lojtarëve kundërshtar.

Ish-mesfushori i Chelseat u pa se kishte dhimbje të mëdha dhe këtë e tregonte nga shprehja e fytyrës së tij.

Pikërisht lëndimet e njëpasnjëshme janë ato të cilat e kanë ngulfatur karrierën e mesfushorit belg që kur iu bashkua Real Madridit.