16:07 / 29.11.2020
Buzëqesh Conte, ylli i mesfushës shërohet nga koronavirusi
Një lajm i mirë ka ardhur ditën e sotme për trajnerin e Interit, Antonio Conte.
Marcelo Brozovic ka rezultuar negativ në tamponin e radhës dhe i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.
Mesfushori kroat u infektua kur ishte në grumbullim me kombëtaren e tij si dhe nuk mori pjesë në ndeshjen e djeshme, që ziklatrit fituan me rezultatin 0-2 në transfertën e Sassuolos.
Sipas raportimit të “Sky Sport”, përgjigjja e tamponit ka ardhur këtë mëngjes dhe tashmë Brozovic do të jetë i gatshëm për Conten. Lojtari do të ketë mundësinë të luajë që ditën e martë në Champions League, në duelin kundër Borussia G’Ladbah.























