Turqia me numër rekord të të vdekurve nga COVID19 për të tetën ditë radhazi
BKT
Rajoni dhe Bota

Turqia me numër rekord të të vdekurve nga COVID19 për të tetën ditë radhazi

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Turqi të hënën ka shënuar rekord për të tetën ditë radhazi, me 188 vdekje në 24 orët e fundit, thonë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i rasteve me koronavirus, përfshirë edhe ato asimptomatike, po ashtu ka shënuar rekord me 31,219.

Për katër muaj, Turqia ka raportuar vetëm rastet me simptoma, por që nga e mërkura i ka dhënë të gjitha rastet.

Numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 13,746, raporton Reuters.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota