16:47 / 06.12.2020
Dembele dëmtohet, humbet sfidën ndaj Juventusit
Lajm i keq për trajnerin e katalanasve Ronald Kuman, Osman Dembele do të mungojë në ndeshjen me Juventusin në Champions pas një dëmtimi të marrë në kofshën e djathtë.
Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Barcelonës ku sqaron opinionin publik se sulmuesi francez është dëmtuar në kofshën e djathtë, transmeton Panorama.
Një eksperiencë e vështirë për Dembele me fanellën e Barcelonës mes shumë dëmtimesh duke mos e shfaqur të gjithë potencialin e tij.























