Yjet e Kosovës reagojnë pas shortit për Botëror
BKT
Sport

Yjet e Kosovës reagojnë pas shortit për Botëror

Kosova ka mësuar sot kundërshtarët për eliminatoret për kampionatin botëror “Katar 2022”.

Fati deshi që Kosova në këto kualifikime të përfshihet në Grupin B. Në fakt, De Rossi e tërhoqi Kosovën për në Grupin 1, por për shkak se në atë grup bënte pjesë Serbia, FIFA paraprakisht e kishte paralajmëruar se do të shmangte një përballje të tillë dhe kësisoj Kosova u zhvendos në Grupin B.

Kosova do të jetë në grup me: Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Yjet e Kosovës: Valon Berisha, Amir Rrahmani, Florent Hdergjonaj, e Mërgim Vojvoda e kanë mirëpritur shortin duke postuar foton e grupit B, derisa besojnë se do ta prezantojnë Kosovën ashtu siç i ka hije.