Nesër Gjilani-Prishtina, Krasniqi beson në fitore
BKT
Sport

Nesër Gjilani-Prishtina, Krasniqi beson në fitore

Gjilani nesër nga ora 13 e pret Prishtinën në kuadër të javës së 17-të. Do të ndeshen e 4-ta dhe e 3-ta në klasifikim me 2 pikë dallim në të mirë të Prishtinës.

Përndryshe skuadra e Gjilanit është e vetmja momentalisht që në përballje me Prishtinën hynë me dy fitore rresht dhe si skuadra e fundit që e ka mposhtur Prishtinën në “Fadil Vokrri” në 18 ndeshjet e fundit si vendas të bardhekaltërve.

Për këtë ndeshje ka folur mbrojtesi i djathtë i kryeqytetasve, Besnik Krasniqi.

“Konsideroj se jemi të përgatitur dhe të motivuar maksimalisht për përballjen e radhës kundër Gjilanit të cilët janë kundërshtar të fortë, por udhëtojmë me vetëbesim të plotë për t’i marrë tre pikët”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Besnik Krasniqi.