14:58 / 09.12.2020
Feronikeli fiton lehtë ndaj Besës
Feronikeli e ka mposhtur lehtë Besën e Pejës në ballafaqimin e sotëm.
Rezultati përfundimtar ishte 3-0.
Pas vetëm tetë minutash lojë, Nikli kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Adem Maliqi nga një asistim i Mendurim Hotit.
Skuadra nga Drenasi nuk u ndal me kaq dhe e shënoi edhe të dytin me anë të Argjend Malajt (46’) që u gjet mjaftë mirë brenda zonës.
Në 45 minutat e dytë, Nikli shënoi edhe një herë, për të vulosur kështu fitoren e tyre.
Ishte minuta e 88-të, kur vendasit shënuan edhe golin e tretë me anë të Marko Simonovskit.























