19:43 / 09.12.2020
“Messi nuk e mbajti premtimin, më mashtroi në fund të ndeshjes”
Barcelona humbi 2-1 në fundjavë përballë Cadiz në kampionat. Alberto Perea, sulmuesi i ekipit vendas, ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me Leo Messin në prononcimin e dhënë për El Desmarque.
“Përpara ndeshjes i kërkova Messit të ndërroja fanellën me të në fund të takimit dhe ai ma premtoi një gjë të tillë”, tha ai.
“Në fund të ndeshjes iu afrova dhe i kërkova fanellën. Leo më tha se ia kishte dhënë një tjetër lojtari. Mendoj se nuk ishte aspak e vërtetë, pasi nuk më pa as në sy në momentin që po flisja me të. Në fund e ndërrova fanellën me Sergio Busquets. E njoh atë dhe mendoj se është një fanellë e bukur për koleksionin tim”, deklaron sulmuesi i Cadiz.























