Bayerni ende në krye, por tifozët bavarezë të zhgënjyer me ekipin
BKT
Sport

Bayerni ende në krye, por tifozët bavarezë të zhgënjyer me ekipin

Bayern Munich vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit në Gjermani pas 10 javësh të luajtura.

Skuadra e Hansi Flick ka grumbulluar 23 pikë duke lënë pas Leverkusenin me 22 pikë dhe Leipzing me 21 pikë.

Në përballjen direkte me këta të fundit, bavarezët pësuan plot 3 gola duke shënuar po aq. Një rezultat që kënaqi të gjithë tifozët neutralë, por jo ata të Bayernit.

Skuadra tregoi edhe një herë tjetër se ndëshkohet lehtësisht dhe kjo mund të sjellë probleme në të ardhmen. Trajneri Flick ngriti alarmin pas ndeshjes duke thënë se në këtë mënyra skuadra e tij do të jetë shumë larg asaj të sezonit të kaluar.

“Bild plus” analizoi situatën në kampin e kampionëve të cilët kanë pësuar 16 gola në 10 javët e para, shumë për një skuadër që kërkon të mbrojë titullin. Forma e dobët e Niklas Zyles dhe mungesa e Kimich janë dy nga arsyet përse te kampionët nuk po funksionon asgjë prapa.

Ashtu siç e tha dhe kapiteni Noyer, tre golat e pësuar ndaj Leipzing në fundjavë janë vërtet shumë për një skuadër si Bayerni që edhe në këtë sezon kërkon të fitojë gjithçka.