22:44 / 10.12.2020
Ylli i ‘Dardanëve’ gjen goli për Dinamon e Zagrebit në Europa League
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati ka gjetur golin në Europa League, raporton RTKLive.com.
Ylli i ‘Dardanëve’, ka shënuar golin e tretë për Dinamon e Zagrebit në duel me CSKA Moskë, sfidë kjo që po luhet në kuadër të fazës së grupeve në Europa League.
Kastrati rrugën e golit e gjeti në minutën e 75-të, ndërsa rezultati momental është 3-1 në favor të skuadrës kroate e cila tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kësaj gare prestigjioze. /RTKLive/























