Tifozët e Liverpoolit kundër Kloppit: Është akt kriminal, je çmendur?!
BKT
Sport

Tifozët e Liverpoolit kundër Kloppit: Është akt kriminal, je çmendur?!

Liverpooli nuk fal asgjë edhe pasi e kishte siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në ndeshjen e fundit në grup kundër Midtjylandit.

Jurgen Klopp donte të ruante strukturën e skuadrës së tij (siç e tha edhe pas ndeshjes), duke aktivizuar titullarë si Salah, Jota apo Fabinho.

Por, vendimi i Kloppit hasi në kundërshti nga tifozët e Liverpoolit, të cilët në rrjetet sociale u rreshtuan kundër trajnerit gjerman, i cili në këto kohë të vështira ankohet për kalendarin e ngjeshur dhe dëmtimet që i ka shkaktuar ngarkesa fizike. Në fakt, rebelimi i tyre lidhet me ndeshjet e rëndësishme që i presin kampionët e Anglisë në Premier Ligë, kundër Fulhamit këtë fundjavë dhe më pas përballjes direkte me bashkëkryesuesit e Tottenhamit.

Në “Twitter”, ka nga ata që e kanë përkufizuar zgjedhjen e Kloppit “një akt kriminal”. Ka nga ata edhe që e kanë quajtur “të çmendur” që rrezikon lojtarë titullarë në një ndeshje që do të sillte në arkat e klubit vetëm disa qindra mijëra euro më shumë.