Ramadani komenton fitoren e Prishtinës ndaj Ballkanit
Prishtina ka arritur të fitojë derbi ndaj Ballkanit me rezultat 2:1 me një gol të shënuar në minutat e fundit nga penallti, vendim ky që u kontestua shumë nga skuadre Ballkanit.
Ashtu siç ishte pritur ndeshja ka sjell luftë të fortë në fushë dhe kur dukej se ajo po shkon nga barazimi, akordohet penallti për Prishtinën të cilën e realizon Besnik Krasniqit.
Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është parë shumë i lumtur pas fitores derisa edhe ka komentuar penalltinë duke thënë se ajo ka ekzistuar pasi kishte kontakt.
“Gjithmonë kur jepet penalltia te kundërshtari mendohet se nuk ishte, nga ana ime sa pash mendoj se ishte penallti, kishte kontakt pasi lojtari ynë u tërhoq nga fanella. Sa i përket ndeshjes them se në pjesën e dytë bëmë disa ndryshe dhe them se mendojnë se ishin të suksesshme. Krijuam shumë raste, Otto John kishte disa sosh, por ai vjen nga lëndimi kështu që nuk është ende në formën më të mirë”, ka thënë Ramadani për “KK” pas ndeshjes.























