Mourinho: Ndaj Palacet ishim me dy fytyra
BKT
Sport

Mourinho: Ndaj Palacet ishim me dy fytyra

Barazimi ndaj Crystal Palace zhgënjeu jashtë mase trajnerin e Tottenham Jose Mourinho. 

Sipas portugezit, skuadra e tij u shfaq me dy fytyra në Selhurst Park, ndërsa bëri dhe një koment për gjëndjen shëndetësore të Gareth Bale i cili edhe në mesjavë mund të mungojë në përballjen ndaj Liverpoolit.

“Kam një eksperiencë të madhe në futboll dhe ndodh që të bësh paraqitje të tilla si ndaj Palace. Ndeshjen mund ta shohim në dy këndvështrime: nëse merremi me pjesën e parë i bie të kemi humbur dy pikë. Nëse shikojmë vetëm fraksionin e dytë të ndeshjes, i bie që fituam një pikë. Nuk jam i kënaqur me rezultatin, është e qartë kjo gjë. Tottenham luan për të fituar çdo ndeshje, por edhe kundërshtarët luajnë futboll. Crystal Palace ka meritat e veta. Bale jashtë? Gareth është i sëmurë, nuk është prekur nga Covid-19“, deklaron trajneri portugez i ekipit londinez.