Dominik Szoboszlai firmos në Bundesligë
BKT
Sport

Dominik Szoboszlai firmos në Bundesligë

Tani është zyrtare: Dominik Szoboszlai është futbollist i skuadrës së Bundesligës gjermane, Red Bull Leipzig. Talenti hungarez ka firmosur me klubin gjerman një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Lojtari i lindur në vitin 2000, largohet përfundimisht nga Salzburgu, por shkon të një skuadër që zotërohet po nga grupi i njohur Red Bull, transmeton SS.

Për lojtarin që kërkohej nga Milani dhe Napoli në Itali apo Real Madridit në Spanjë, Salzburgu ka përfituar 20 milionë euro si dhe ka ruajtur 20% të vlerës së kartonit.