18:14 / 17.12.2020
Peja mposht Sigal Prishtinën
Sigal Prishtina ka humbur nga Peja.
Kjo në kuadër të javës së tetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
89:94 (19:29, 22:20, 23:27, 25:18), ka qenë rezultati.
Te Peja, më i miri ishte Dardan Berisha me 38 pikë e pesë kërcime, kurse u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 20 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 28 pikë e 11 kërcime dhe Edmond Azemi me 25 pikë.























